Përkudesja klasike

Përkujdesja klasike ka të bëjë me familjet që sapo kanë mirëpritur një fëmijë (lindje ose birësim). Rrjeti i vullnetarëve mobilizohet për të sjellë një ushqim të gatuar në shtëpi për t'i mbështetur ato me logjistikën pas lindjes. Nëse MamanABichonner dëshiron, MamanCadeau gjithashtu mund të qëndrojë për një moment shkëmbimi dhe diskutimi.

Për t'i dhënë përparësi cilësisë së përkujdesjes (idealisht rreth 5 vizita), na kontakto brenda 6 muajve vijues nga kthimi yt nën shtëpi. Pas kësaj kohe, nëse ndjen nevojën të jeni në përkujdesje, ne jemi këtu për ty! Regjistrohu menjëherë për përkujdesje mbështetëse.

Organizimi i përkujdesjes

Duhen afërsisht 10 ditë për të organizuar përkujdesjen tënde nga dita kur ti na informon për lindjen e foshnjës tënde dhe e konfirmon disponueshmërinë tënde. Nëse dëshiron që përkujdesja jote të fillojë shpejt, na dërgo këto informacione sa më shpejt që të mundesh. Në këtë mënyrë ne mund të mbledhim sa më shumë vullnetarë për ty!

Alergjitë dhe jo-tolerancat

Kur të regjistrohesh, të lutem specifiko çdo alergji ushqimore dhe/ose shmangie që duhet të merret parasysh. MamansCadeau janë të informuar për këtë dhe gatuajnë ushqimet e tyre bazuar në këtëo informacione. SuperMamans u dërgon gjithashtu rekomandime në lidhje me higjienën e ushqimit dhe informacionet specifike për shtatzënin dhe dhënien e gjirit.*

Programi i përkujdesjes

Ti do të pranosh programin tënd të përkujdesjes me të dhënat e kontaktit të secilës MamanCadeau që do të vijë të përkujdeset. Ato të kontaktojnë para vizitës së tyre, por ti gjithashtu mund t’i kontaktosh në rast nevoje.

Pritja e MamansCadeau

Ne të kërkojmë të paktën një pritje minimale të vullnetarëve në derë për të marrë ushqimin e tyre dhe për t’i falënderuar. Les MamansCadeau sjellin një ushqim falas të përgatitur prej tyre gjatë kohës së lirë.

Padisponueshmëria

Për respekt ndaj MamansCadeau që janë të përkushtuara për përkujdesje, njoftoi ato sa më shpejt që të jetë e mundur në rast ndryshimi të programit ose nëse nuk je në gjendje t’i presësh. Ne kërkojmë nga vullnetarët tanë të veprojnë në të njëjtën mënyrë me ty nëse kanë ndonjë pengesë.

Falënderimet

Pasi të kesh shijuar ushqimin tënde, mos harro të falënderosh MamanCadeau, e cila është 100% vullnetare (më së miri me mesazh), ajo dhuroi kohën e saj për ty pa pritur asgjë tjetër përveç një “të faleminderit” nga ana jote!

Regjistrimi yt i nënshtrohet statutit të konfidencialitetit.

**SuperMamans ka si qëllim të vetëm lidhjen e njerëzve me qëllim të ndihmës dhe marrëdhënieve të ndërsjellta. SuperMamans nuk mban përgjegjësi në rast problemi që lidhet me mosrespektimin e nje lajmrimi alergjie.