Përkujdesja mbështetëse

bichonnage de soutien

Përkujdesja mbështetëse ka të bëjë me nënat, foshnja e të cilave ka mbi 6 muaj. Gjatë vitit të parë të fëmijës, nëse ende ndihesh e dobët moralisht, nëse je duke përjetuar një depresion të pas lindjes, një humbje të foshnjës apo diçka tjetër, ti mund të bëhesh apo ribëhesh një MamanABichonner.

Nëse je në këtë gjendje, dije se nuk je vetëm për kalimin e kësaj sprove dhe se këtu do të gjesh mbështetje dhe një dëgjim të kujdesshëm. Vullnetarët e SuperMamans dhe MamansCadeau mobilizohen dhe do të sjellin një shujtë të gatuar në shtëpi për të mbështetur gjatë kësaj kohe të vështirë. Nëse e dëshiron, MamanCadeau mund të qëndrojë edhe për një moment ndarjeje dhe shkëmbimi.

Nëse simptomat tuaja të baby blues vazhdojnë, ne të rekomandojmë të kontaktosh profesionistin tënd të preferuar shëndetësor që referohet (gjinekologun ose maminë) ose, mjekun tënd të familjes i cili do të jetë në gjendje të referojë për të marrë ndihmën që mund të nevojitet. Përveç kësaj, ti do të gjesh lidhjet me shoqatat e specializuara në lidhjet e nevojshme.

Organizimi i përkujdesjes

Duhet afërsisht 10 ditë për të organizuar përkujdesjen tënde nga dita kur ti na informon për lindjen e foshnjës tënde dhe e konfirmon disponueshmërinë tënde. Nëse dëshiron që përkujdesja jote të fillojë shpejt, na dërgo këto informacione sa më shpejt që të mundesh. Në këtë mënyrë ne mund të mbledhim sa më shumë vullnetarë për ty!

Alergjitë dhe jo-tolerancat

Kur të regjistrohesh, të lutem specifiko çdo alergji ushqimore dhe/ose shmangie që duhet të merret parasysh. MamansCadeau janë të informuar për këtë dhe gatuajnë ushqimet e tyre bazuar në këtëo informacione. SuperMamans u dërgon gjithashtu rekomandime në lidhje me higjienën e ushqimit dhe informacionet specifike për shtatzënin dhe dhënien e gjirit.*

Programi i përkëdheljes

Ti do të pranosh programin tënd të përkujdesjes me detajet e kontaktit të secilës MamanCadeau që do të vijë të përkujdeset. Ato të kontaktojnë para vizitës së tyre, por ti gjithashtu mund t’i kontaktosh në rast nevoje.

Pritja e MamansCadeau

Ne të kërkojmë të paktën një pritje minimale të vullnetarëve në derë për të marrë shujtën e tyre dhe për t’i falënderuar. Les MamansCadeau sjellin një shujtë falas të përgatitur prej tyre gjatë kohës së lirë.

Padisponueshmëria

Për respekt ndaj MamansCadeau që janë të përkushtuara për përkujdesje, njoftoi ato sa më shpejt që të jetë e mundur në rast ndryshimi të programit ose nëse nuk je në gjendje t’i pranosh ato. Ne kërkojmë nga vullnetarët tanë të veprojnë në të njëjtën mënyrë me ty nëse kanë ndonjë pengesë.

Falënderimet

Pasi të kesh shijuar shujtën tënde, mos harro të falënderosh MamanCadeau, e cila është 100% vullnetare (më së miri me mesazh), ajo dhuroi kohën e saj për ty pa pritur asgjë tjetër përveç një “të falemnderit” nga ana tjetër!

Regjistrimi yt i nënshtrohet statutit të konfidencialitetit.

*SuperMamans ka si qëllim të vetëm lidhjen e njerëzve me qëllim të ndihmës dhe marrëdhënieve të ndërsjellta. SuperMamans nuk mban përgjegjësi në rast të një problemi që lidhet me mospërputhjen me një rekomandim alergjie.